Partneri i Telegrafit për vlerësimet e lojtarëve dhe ndeshjeve, Sofascore, ka të njoftuar partneritetin e saj të ri me legjendën e futbollit brazilian Zico. Dyshja bashkon forcat në një projekt që nxjerrë në pah çmimin e ridizajnuar të “Sofascore Lojtari i Sezonit”.
Aktivitetet e paralajmëruara të këtij bashkëpunimi do të shërbejnë për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit në edukimin e talenteve të rinj.
“Futbolli është më shumë se një lojë; është një udhëtim i ushqyer nga ëndrrat dhe i mbështetur nga këmbëngulja. Çmimi Lojtari i Sezonit nga Sofascore përfaqëson përpjekjen që çdo lojtar bën për të arritur qëllimet e tij”, deklaroi legjenda e futbollit Zico, duke shtuar: “Jam krenar që jam partner me Sofascore në rinovimin e një fushe në akademinë time, ku brezi i ardhshëm i yjeve të futbollit do të fillojë rrugëtimin e tyre”.
Çmimi “Lojtari i Sezonit i Sofascore” nderon përsosmërinë dhe vendosmërinë e vazhdueshme të demonstruar gjatë një sezoni të tërë, duke përfshirë 50 liga në mbarë botën.
Ky çmim nuk ka të bëjë me një performancë të vetme të spikatur, por me njohjen e angazhimit të vazhdueshëm që i shtyn lojtarët të shkëlqejnë.
Zlatko Hrkaq, Drejtori ekzekutiv i Sofascore, theksoi përgjegjësinë e platformës globale sportive për të hapur rrugën për lojtarët e rinj.
“Kjo nismë shkon përtej festimit të yjeve të tanishëm; ne duam të frymëzojmë futbollistët e ardhshëm. Çdo përpjekje në sport ju çon një hap më afër realizimit të ëndrrave tuaja. Duke krijuar partneritet me Zikon, një legjendë e njohur për këmbënguljen dhe përsosmërinë e tij, Sofascore aspiron të motivojë lojtarët e rinj, duke përforcuar mesazhin se puna e palodhur dhe përkushtimi do të hapin rrugën drejt suksesit”.
“Tradicionalisht, çmimet kanë festuar momente të shkurtra shkëlqimi. Çmimi i “Sofascore Lojtari i Sezonit”, megjithatë, nderon përsosmërinë dhe vendosmërinë e vazhdueshme të demonstruar gjatë një sezoni të tërë”, deklaroi ai.