Mësoni si të hiqni lehtësisht papastërtitë “më të rënda” në banjë
Nuk doni ta teproni me përdorimin e kimikateve dhe tashmë keni provuar sodë buke, uthull, limon, kripë… dhe asgjë nuk jep rezultatin e dëshiruar?
Një nga mjetet më popullore është boraksi, ose tetraborati i natriumit, një kripë e acidit borik që zakonisht është në formën e një pluhuri të bardhë, transmeton Telegrafi.
Rekomandohet ta spërkatni në vaskë dhe në fund të kabinës së dushit dhe të fërkoni lehtë njollat me një furçë të lagur. Megjithatë, kini parasysh se kjo nuk është një zgjidhje e mirë për derën e dushit.
Shumë amvise përdorin edhe vajin e zakonshëm të lulediellit për derë – e hedhin në një shishe me spërkatës dhe e spërkasin mirë derën e dushit, më pas e lënë të veprojë për pesëmbëdhjetë minuta dhe më pas e fshijnë dhe mbledhin yndyrën e tepërt me një pecetë ose një peshqir i vjetër.
Një nga zgjidhjet më të mira është përzierja e detergjentit për larjen e enëve dhe uthullës, dhe përparësia e këtij lëngu është se pastron derën e kabinës dhe pjesën e poshtme.
Ngrohni uthullën sa të jetë e nxehtë, jo të vlojë, më pas përzieni me një sasi të barabartë detergjenti, hidheni në një shishe me sprej dhe tundeni mirë.
Pasi të keni spërkatur sipërfaqen e ndotur, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta dhe më pas fshijeni me sfungjer ose furçë. Kjo përzierje mund të përdoret gjithashtu për të pastruar lavamanët, pllakat në kuzhinë ose banjë, ose çdo sipërfaqe ku papastërtia është “e vazhdueshme”. /Telegrafi/