Site icon Telegrafi

Snapchat përmirëson dizajnet e papërshtatshme, përditësimet e para vetëm në Android

Ndryshimet e fundit në Snapchat, nuk sollën më shumë se komplikime dhe ngadalësim të sistemit, që rezultoi me shumë humbje në përdorues dhe të ardhura ekonomike.

Rrjeti social e mbylli vitin me 186 milionë përdorues, që janë pesë milionë më pak se sa numri i atyre me të cilët e nisi vitin 2018, transmeton Telegrafi.

Regresi i vazhdueshëm, ka bërë që të humbë 36 për qind apo 360 milionë dollarë. Prandaj, zyrtarë të Snapchat vendosën të bëjnë ndryshime të konsiderueshme, të cilat nuk rezultuan të suksesshme.

Tashmë janë përmirësuar dizajnët e papërshtatshme, gjë që ka rezultuar me rritjen e shpejtësisë për 20 për qind.

Këto ndryshime, për momentin janë në dispozicion vetëm për sistemin Android, ku edhe po bëhen testime, që shpejtësia të rritet së paku për 48 për qind.

Kohë më parë, Snapchat ka njoftuar se mund ta heqë opsionin e zhdukjes së mesazheve, në mënyrë që postimet të jenë sa më publike, por ky vendim nuk ka marrë reagime pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version