Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot , është shprehur se tifozët mund të këndojnë çfarë të duan për kampionatin, por janë të vetëdijshëm se sa shumë punojnë për çdo fitore.
Prandaj, ai nuk beson se titulli tashmë është fituar duke thënë se është e vështirë të vlerësosh renditjen derisa të luhen të gjitha ndeshjet.
Holandezi e ka vlerësuar lartë fitoren ndaj Cityt, por thotë se ka ende punë deri te titulli kampion.
“Mundja e Cityt në Etihad është gjithmonë një arritje e madhe, por vetëm tre ditë më parë, ne barazuam kundër Aston Villas dhe njerëzit thoshin se nuk ishim më të mirët”.
“Pas tre ditësh, ne fitojmë dhe gjithçka ndryshon përsëri. Ata e dinë se sa e vështirë ishte të mposhte Wolverhampton javën e kaluar, dhe në vazhdim është Newcastle, i cili pati një barazim 3-3 në rrethin e parë. Çdo lojë fitohet me vështirësi”.
“Që në fillim, askush nuk na shihte si pretendentë për titull dhe askush nuk priste që City të ishte kaq larg kreut”, tha Slot.
The Reds aktualisht janë në pozitën e parë në tabelë me 64 pikë, 11 më shumë se Arsenali që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/