Liverpooli ka marrë fitore në udhëtim te Paris Saint Germain në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve 0-1.
The Reds do të jenë nikoqir të parisienëve të martën mbrëma në Anfield në ndeshjen kthyese.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka vlerësuar nivelin e PSG-së përpara ndeshjes së tyre të kthimit në Ligën e Kampionëve.
“Unë mendoj se PSG na dha një shembull të madh. Ata luajtën me Lille me intensitet të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr 4-0 në pjesën e parë, pastaj u përballën me ne. Unë kurrë nuk kam parë atë lloj intensiteti në asnjë nga ndeshjet tona këtë sezon”.
“Kur shikoj skuadrën e Luis Enriques, mendoj se duhet të përmirësojmë nivelin tonë. Por krahasuar me ndeshjen e Southamptonit, ne duhet të ngjitemi tre, katër, pesë, gjashtë ose shtatë shkallë nëse duam një shans për të kaluar në raundin tjetër,” citon L’Equipe të ketë thënë Slot.
Liverpool do të presë PSG-në të martën, më 11 mars. Ndeshja e parë në Francë përfundoi me një fitore të ngushtë për Merseysiders. /Telegrafi/