Site icon Telegrafi

Sllaveski: Qeveria ka ndaluar rritjen e pensioneve me reformat e bëra

Anëtari i Komiteti Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Trajko Sllaveski në konferencë për shtyp tha se qeveria me reformat e bëra ka ndaluar rritjen e mëtejshme të pensioneve.

“Me pagën e marsit, ka një rritje minimale të pensioneve prej 0.7 për qind, që është rreth 100 denarë për pension me rreth 15.000 denarë. Nëse zgjidhja ligjore e vjetër do të ngelej, rritja duhet të ishte 1.83 për qind, domethënë pensionistëve u hoqën më shumë se 1 pikë përqindje”, tha Trajko Sllaveski.

Sipas tij, kjo do të thotë që nëse kjo tendencë vazhdon gjatë vitit ata do të marrin pensionin mujor në një sasi më të vogël se ajo që mund të kishte qenë me zgjidhjen e vjetër diku midis 300 dhe 700 denarë.

Sllaveski tha se me ligjin e ri pensionet mund të rriten vetëm nëse vendi ka rritje mbi katër për qind të BPV-së në vend, dhe shtoi se kjo nuk është reale, sepse as institucionet e vendi dhe as organizatat ndërkombëtare nuk parashikojnë rritje mbi katër për qind të BPV-së në Maqedoni.

Ai tha se kjo është një goditje ndaj standardit të jetës së pensionistëve./Telegrafi/

Exit mobile version