Po vazhdon punimi i skulpturës së Selman Kadrisë.
Skulptura është duke u realizuar nga Gëzim Muriqi, i cili edhe ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook.
“Se Istogu o more me rrethin, bukur shpesh e kanë dridhë Serbinë … Proces, Selman Kadria”, shkruan ai.
Ndryshe, Selman Kadria lindi 1906 në Cërcë të Istogut dhe vdiq në vitin 1938. Për atë janë thurur shumë këngë, sepse ai ka vrarë kryetarin e çetnikëve të Istogut Vojvoda Miliç Kërstiç, i cili në ato kohë ushtronte terror në Istog./Telegrafi/