Site icon Telegrafi

Skuadrat e mëdha pas talentit gjerman

Hoffenheim ka qenë befasia e stinorit në Bundesliga.

Skuadra simpatike ka arritur të zë pozitën e katërt duke siguruar edhe kualifikimet për në Ligën e Kamoionëve.

Ndër lojtarët që shkëlqyen ishte edhe mbrojtësi Jeremy Toljan.

Toljan ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Hoffenheim dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha.

Kampionët e Anglisë, Chelsea janë seriozishtë të interesuar për lojtarin.

Por në garë për shërbimet e tij janë edhe Manchester United, Napoli, Bayern Munich dhe Real Madrid.

22-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2018 dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Kësisoj largimi i tij nga Hoffenheim mund të ndodh për vetëm shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version