CIES analizoi vlerat mesatare të skuadrave statuese që garojnë në pesë ligat më të forta evropiane.
Por në ndeshjen që Man City e fitoi 3-1 ndaj Brighton në Ligën Premier, skuadra startuese që doli në fushë vlente 726 milionë euro, sipas CIES.
Shifra është marrë nga shuma e vlerave që klubi ka paguar për lojtarët përmes transferimeve. Këtyre shumave u janë përfshirë gjithashtu edhe bonuset.
Nga ana tjetër, skuadra më e lirë që ka luajtur Pep Guardiola në ndeshjet e ligës ishte ajo që mposhti Nottingham Forestin me rezultat 6-0. Ata që filluan ndeshjen janë paguar 538 milionë euro përmes transferimeve.
Mesatarisht, ekipi më i shtrenjtë në fushë i Pep Guardiolas vlen 605 milionë euro, duke llogaritur të gjitha ndeshjet.
Skuadra e dytë më e shtrenjtë në Evropë është Paris Saint-Germain.
New @CIES_Football ⚽️ Weekly Post 🗞️ ranks big-5⃣ league clubs according to average transfer cost of starting 1⃣1⃣ lineups 🤑 @ManCity ahead of @PSG_inside & @ManUtd 🐝 5⃣ 🏴 teams in the top 6⃣ Full data 👉 https://t.co/JJEM0iTpEd pic.twitter.com/xfftFmniGF
— CIES Football Obs (@CIES_Football) October 31, 2022
Vlera mesatare e skuadrës parisiene në ndeshjet e Ligue 1 është 510 milionë euro, ndërsa Manchester United është në vendin e tretë me 480 milionë euro.
Liverpool, Chelsea, Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Bayern Munich janë në top 10. /Telegrafi/