Zvicra ka barazuar 1-1 me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.
Pas vetëm 13 minutash, Zvicra pësoi një auto-gol nga Fabian Schar që nuk ia doli të devijonte goditjen e Scott McTominayt, ndërsa shifrat për Helvetikët i barazoi Xherdan Shaqiri (26’).
Skocia ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.85, ndërsa Zvicra u vlerësua me 6.81.
Lojtari i ndeshjes ishte McTominay, që mori notën 8.0.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka patën një paraqitje brilante, duke u notua me 7.2, respektivisht 7.0.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Zeki Amdouni, që u vlerësua me 6.1.
Notat e lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/