Telegrafi

Skerdi paralajmëron klipin e ri (Video)

Skerdi Ago ka publikuar një xhirim të shkurtër nga videoklipi i tij i ri.

Thjesht me mbishkrimin: “Vjen së shpejti”, këngëtari e ka paralajmëruar projektin e tij të radhës.

Kjo këngë është punuar në shtëpinë e hiteve, RedBox, ndërsa nuk ka detaje nëse do të jetë këngë solo apo bashkëpunim.

Kënga është prodhim i producentit të shumë hiteve, Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang.

Valon Aziri e ka bërë regjinë e videoklipit të realizuar nga AVD Digital.

Njëra prej këngëve më të pëlqyera është bashkëpunimi me Gjikon me titull “Faje”.

Ndërkohë që një popullaritet të madh arriti edhe bashkëpunimi “Messi” me reperët e njohur, si Ledri Vula, Lumi B e Gjiko. /Telegrafi/