Almir Ajzeraj ka kaluar te Ballkani në formë huazimi për gjashtë muaj nga Skënderbeu i Korçës.
Anësori pas paraqitjeve të mira sezonin e shkuar te Flamurtari, kishte zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Shqipëri.
Por ai nuk gjeti hapësirat e nevojshme te klubi korçar duke u kthyer në Kosovë.
“Almir Ajazetaj është lojtari i cili i bashkohet rrugëtimit tonë për sezonin pranveror, në formë huazimi nga Skënderbeu me pëlqim tri palësh”.
“Faleminderit klubit të madh shqiptar për mundësinë e bashkëpunimit. Me ardhjen e Almirit edhe zyrtarisht e mbyllim këtë afat kalimtar”.
“Klubi po kryen edhe përgatitjen e fundit në Durrës për tu kthyer sa më kompakt për lojën e parë për Digitalb kupën e Kosovës me 9 shkurt. Na prift e mbara Suharekë. FC Ballkani”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani e ka mbyllur edicioni vjeshtor në vendin e nëntë me 21 pikë. /Telegrafi/