Site icon Telegrafi

I vdiq vajza në gjumë, nëna nga Skenderaj raporton rastin në polici

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj ka ndërruar jetë derisa ishte duke fjetur.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:33 në fshatin Kosterc, Skenderaj.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version