Ky është albumi i dytë i hit-këngëtarit nga Shqipëria, pas më shumë se tre vitesh nga albumi i tij i parë “Fllad në shkretëtirë”.
Albumi përmban 12 këngë, ndërsa shumica e këngëve janë punuar në Gjermani, derisa disa sosh janë punuar edhe në Itali.
“Kam më shumë se tre vjet që punoj për realizimin e këtij albumi. Nuk kam dashur t’i përshpejtoj gjërat. Të bësh një album jashtë ka një dallim të madh, nëse e krahasojmë me realizimin e një albumi në Shqipëri ose në vendet e rajonit”, është cituar Albani nga gazeta “Shqip”.
Pas lansimit të albumit, hitbërësi i këngës “Vetëm ty”, ka paralajmëruar fillimin e një turneu, i cili do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.