Nga: Gjergj Fishta
“Kangët e poetve e legendat e rapsodiët e popullit e tfaqin Skanderbegun vetem si nji fatos fejet; por para synit t’historjakut e t’vrojtarit të paânshem Skanderbegu âsht fatosi i liriës e i pavarsiës s’komeve, tujë kênë qi dishiri i liriës kje aj, qi mâa s’parit e shtyni at burrë t’permendun me rrokë armët per Shqypnië. Skanderbegu me at trimnië e rrebtsië me t’cillen luftoi kundra Turqve, qi ishin musliman, luftoi edhè kundra Venedikasve, qi ishin t’kshtênë. Prandej t’gjith Shqyptarët e vertetë, pa nderlikim partiet a besimit, do t’a nderojën Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bâhet nâam me kremtue êmnin e pûnët e tia. Skanderbegu âsht ideali i liriës e i pavarsiës s’Shqypniës.”
Nga: Skanderbegu e shqiptarët, në “Posta e Shqypniës”, 1917, nr. 13.
* * *
Dy shënime nga Aurel Plasari:
1) Këtu teksti nga origjinali, ndërsa në ribotimet e sotme të veprës së Fishtës grafia e kohës është ndryshuar;
2) Me “fatos” në publicistikën e hershme shqiptare përkthehej termi “hero”.