Site icon Telegrafi

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Joz Marku pas spektaklit në momentin kur po darkonin e ofendoi rëndë banorin nga Kosova, Gjestin.

Ai e quajti ‘kopil shkine’, deklaratë kjo që mori edhe shumë reagime jashtë Big Brother.

Për këtë u bë një reagim edhe nga aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila u shpreh ashpër me një postim në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo thotë fjalë të mëdha për Gjestin, si një shouman i lindur dhe i bën thirrje Big Brother që të marrë masa.

“Gjest, ti nuk je kopil shkine, ti je një shouman i lindur. Faleminderit që na bën me qesh e na disponon me sharmin tënd”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Tutje shtoi: “Big Brother VIP Albania nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës”.

Pritet të shihet nëse do të ketë një masë për Jozin në lidhje me këtë deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version