Site icon Telegrafi

Skam më @DarthPutin dhe @SovietSergey: Bllokohen llogaritë e rreme Putinit dhe Lavrovit

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Rusi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, që u janë hequr paroditë popullore në Twitter me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm Sergey Lavrov.

Llogaritë @DarthPutinKGB dhe @SovietSergey, që janë tallur me ministrin e jashtëm nga dje më nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet e Twitterit. Kurse llogaria e rremë e Putinit, ka arritur të tërheq mbi 50.000 ndjekës, transmeton Telegrafi.

Por aktiv vazhdon të jetë një përdorues që vazhdimisht poston parodi për Lavrovin, ambasadën ruse në Londër dhe ambasadorin rus.

Por për shkak të vendimit të marrë me urdhër të presidentit Putin, si shenjë hakmarrje kundër Putinit, është krijuar një hashtag NoGulagForDarthPutinKGB. /Telegrafi/

Exit mobile version