Më herët u raportua se Deco kishte takuar ndërmjetësin midis Barçës dhe Marcus Rashford për të diskutuar lëvizjen e mundshme të janarit.
Anglezi mund të arrijë te Blaugrana nëse Ansu Fati ose Eric Garcia largohen nga klubi këtë muaj.
“Ne jemi plotësisht të fokusuar në kontratat e reja tani… atëherë, nëse mund të sjellim përforcime të tjera, kjo do të ishte gjithmonë e mirëpritur”.
🚨 Marcus Rashford’s camp had meeting with Barça director Deco today. 🔵🔴
It took place in Lisbon, as @tjuanmarti reports.
Barcelona are keen on signing Rashford and he’s open to the move, but depends on exits (Eric Garcia between Como and Girona and Ansu Fati’s situation).… pic.twitter.com/kwsEXpcE6Q
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 21, 2025
“Trajneri [Hans-Dieter Flick] është i kënaqur me skuadrën që kemi, kështu që çdo vendim i ardhshëm do të merret më vonë”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.
Marcus Rashford do t’i bashkohej Barcelonës në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Lojtari thuhet se është i gatshëm të bëjë një sakrificë të konsiderueshme financiare për të luajtur për Blaugrana.
27-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime në 24 paraqitje për Man United këtë sezon. /Telegrafi/