Rrjetet sociale dhe mediat në Serbi kanë filluar të publikojnë video të ndryshme të kaosit të krijuar mbrëmë në një aeroplan të aviokompanisë serbe “Air Serbia”, kur një pasagjere që udhëtonte me një fëmijë të vogël, nuk ka dashur të vendosë rripin e sigurimit.
Siç raportojnë mediat serbe, pasi ekuipazhi e bindën, është thirrur shërbimi i sigurisë dhe gruaja, e cila përndryshe është shtatzënë, dhe u nxjerr nga aeroplani.
Megjithatë, më pas ndodhi një incident i tmerrshëm, transmeton Telegrafi.
— dsds_567 (@dsds_567) June 25, 2023
Derisa gruaja me fëmijën po ecte drejt daljes, njëri nga pasagjerët ngrit dorën që duket se e godet në shpinë.
Gruaja ndalet pranë tij, e pas rritjes së tensioneve filluan fyerjet, ku sipas pasagjerëve tjerë ajo e goditi me pako me faculeta.
Megjithatë derisa po grindeshin gruas për pak sa nuk i bie fëmija nga duart.
Të gjithë pasagjerët mundoheshin ta bindin që të respektojë rregullat ose të largohet nga aeroplani. /Telegrafi/