Një situatë e shëmtuar mes lojtarëve të Chelseat ka zbehur fitoren e thellë ndaj Evertonit.
Blutë po fitojnë 5-0 përballë Toffes, por që goli i pestë solli një sken të shëmtuar.
Fillimisht, Cole Palmer u rrëzua në zonë, e më pas edhe Noni Madueke, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për Chelsean.
Por, më pas filloi skena e shëmtuar nga Madueke, Palmer dhe Nicolas Jackson, me treshen që kërkonin topin për ta ekzekutuar penalltinë.
Aty ndërhyri kapiteni Conor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kalioi te Palmer, që realizoi për 5-0, me golin e tij të katërt personal në këtë ndeshje.
Kjo pamje e shëmtuar me gjasë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga Mauricio Pochettino, që vetëm shikonte afër vijës së fushës. /Telegrafi/