Një video është postuar në rrjetet sociale që tregon një moment të sikletshëm mes përfaqësueses ukrainase dhe asaj ruse në konkursin Miss Universe të mbajtur javën e kaluar në New Orleans.
Pasi përfaqësuesja e Ukrainës kishte folur për marrëdhënien e saj me përfaqësuesen ruse në Miss Universe, është publikuar një video e një momenti të vështirë mes tyre.
Në video shihet arritja e modeles ruse, Anna Linnikova, teksa tashmë pozojnë përfaqësueset e vendeve të tjera. Rusja ndaloi një vend larg ukrainases.
@misscolombiau0 Curiosidad: Al llegar la chica de Rusia 🇷🇺, la chica de Ucrania 🇺🇦 hace cambiar a Colombia 🇨🇴 de su puesto. 🤔
Viktoria Apanasenko që përfaqësonte Ukrainën më pas i kërkoi Miss Kolumbisë të ndërronte vendet, në mënyrë që ajo të ishte sa më larg ruses.
Pas konkursit, ajo i tha kanalit televiziv ukrainas TSN News se përpjekjet për ta skualifikuar përfaqësuesen e Rusisë kishin dështuar. Apanasenko komentoi gjithashtu përpjekjet e garueses ruse për të bërë fotografi pranë saj në konkurs.
“Atë e kishte ngarkuar komiteti i saj organizativ që të bënte një selfie me mua. Dhe kjo nuk është hera e parë që e provon. Unë kam vetëm një pyetje për të dhe deri më tani nuk kam marrë përgjigje – a e mbështet ajo politikën e presidentit të saj që filloi luftën në Ukrainë apo jo. Disa herë ata ofruan të bënin një ‘video miqësore’”, kishte thënë më herët bukuroshja ukrainase. /Telegrafi/
Miss Russia tries to intimidate Miss Ukraine by wanting to stand besides her ⁉️
Miss Ukraine was disgusted & she requested Miss Columbia to switch places. #MissUniverse #71stMissUniverse #MissUniverse2023 pic.twitter.com/V5Jk3RA245
— Ukrainian Babushka 🇺🇦🇮🇳 (@vic_top555) January 13, 2023