Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.
Abdullahu derisa konfirmoi mbledhjen e takimit, nuk dha më shumë detaje mbi temat që do të diskutojnë.
Megjithatë, Telegrafi mëson se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë mbi situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshe, PDK në vazhdimësi ka kritikuar mënyrën se si po udhëheq me vendin Qeveria Kurti./Telegrafi/