Kosova dhe Rumania ka shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së tretë të Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova mposhti Qipron me rezultat 3-0, ndërsa Rumania fitoi në udhëtim te Lituania me rezultatin 2-1.
Rumania është e para me 12 pikë, kurse Kosova një pozitë më poshtë me 9 pikë.
Qiproja është treta me tri pikë, Lituania e fundit pa pikë.
Kosova në nëntor do të ketë dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku përballët si mysafir me Rumaninë, ndërsa pret në shtëpi Lituaninë.
Dardanët udhëtojnë për në Bukuresht më 15 nëntor, ndërsa me 18 nëntor presin Lituaninë në “Fadil Vokrri”.
Kosova do të luftojë për pozitën e parë në grup, pasi vendin e dytë e ka siguruar, gjë që i bie se e ka siguruar edhe play-offin për një vend në Ligën B të Kombeve.
Orari i ndeshjeve të ardhshme
15 nëntor
Qipro – Lituani 18:30
Rumani – Kosovë 20:45
18 nëntor
Kosovë – Lituani 20:45
Rumani – Qipro 20:45
/Telegrafi/