Telegrafi

Situata e Armando Brojës me Ipswich Town, ka ende shpresë që transferimi mund të mbyllet

Marrëveshja mes Ipswichit dhe Chelseat për sulmuesin shqiptar Armando Broja, ngeci gjatë fundjavës për shkak të një problemi me tekstet mjekësore.

Kalimi i Brojës në këtë klub nuk është përjashtuar plotësisht nga Ipsëich, por kërkohet që të ndyshohen kushtet e marrëveshjes.

Klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje huazimi me detyrim blerje nëse klubi mbetet në elitën e futbollit anglez.

 

Ipswich ishte i detyruar të paguante pak mbi 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Po ashtu, Ipswich është në bisedime me Lutonin për nënshkrimin e sulmuesit Chiedozie Ogbene. Skuadra e Kieran McKenna është e prirur të rekrutojë lojtarë sulmues në katër ditët e mbetura.

Broja sezonin e shkuar luajti në huazim te Fulham ku nuk kishte hapësirat që mendoi se do t’i kishte, por u ftua nga Sylvinho në Euro 2024./Telegrafi/