Bella Hadid e shpalli vitin 2024 si vitin e “sirenës së zyrës” dhe duket sikur edhe Nicole Kidman ia ka dalë mbanë
Aktorja 56-vjeçare dëshmoi edhe një herë se është një ikonë stili si në tapetin e kuq ashtu edhe jashtë saj.
Jo vetëm stili, aksesorët plotësues, po edhe veshjet e veçanta e bëjnë atë shpesh një nga gratë më frymëzuese në çështjet e modës.
Së fundmi, ajo dëshmoi se edhe pse veshi pantallonat më pak seksi dhe jo në modë, sërish ja doli të shkëlqejë me dukjen e saj.
E fotografuar në aeroportin e Sidnejit, Australi, aktorja kishte veshur një këmishë të bardhë me vija blu dhe kopsa. Një çantë e madhe e zezë, një zgjedhje super praktike sidomos për udhëtime, por që bënte kontrast me atletet e bardha dhe të thjeshta të saj.
Me bel të lartë dhe gjatësi deri te kyçi i këmbës, ngjyra kafe e pantallonave është kaq në trend dhe e gjithanshme. Disa mund t’i quajnë pantallonat “jo seksi”, për shkak të stilit jo shumë modern, por e sigurt që shumë gra do i zgjedhin pasi i veshi aktorja e njohur.
Pantallonat janë tepër të thjeshta për t’u stiluar, pasi ato kombinohen pothuajse me gjithçka, me njê xhaketë lëkure sipër, një këmishë të hapur ose një bluze të ngushtë.