Telegrafi

Sipas ukrainasve, mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin rus në Ukrainë.

Në anën tjetër sipas ukrainasve, 340 ushtarë tjerë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë shkatërruar dy mjete të blinduara dhe dy tjera që janë sisteme artilerike të forcave pushtuese.

Dy dronë që u përdorën për të bombarduar infrastrukturën energjetike të Ukrainë, thuhet se janë rrëzuar nga forcat ukrainase.

E Moska vazhdimisht tenton të fshehë numrin e humbjeve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake – duke pretenduar se shifrat janë shumë më të “vogla”. /Telegrafi/