Site icon Telegrafi

Sipas recetës së njohur franceze: Kështu bëhet salca më e shijshme e beshamelit!

Salcën e këtillë të shijshme me siguri nuk e keni provuar

Francezët e dinë trukun që kjo salcë, e njohur gjerësisht, të jetë çdo herë e shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësi sekret i cili e jep shije të këndshme janë arrat moskati. Shkon shkëlqyeshëm me makarona, por edhe me mish dhe peshk.

Përbërësit:

– 3 – 4 lugë supe gjalpë;
– 3 lugë supe plot miell;
– 2 dhe ½ – 3 filxhan qumësht të freskët,
– pak kripë;
– 2 të verdhë të vezëve;
– arra moskati.

Përgatitja:

Fërgoni miellin në gjalpë, duke e përzier vazhdimisht me tel dhe gradualisht duke shtuar qumësht.

Qitni kripë, shtoni arra moskati dhe lëreni të vlojë 6 – 7 minuta.

Sipas dëshirës, tundni 2 të verdhë të vezëve, dhe në to shtoni, duke përzier vazhdimisht edhe 2 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version