Pas ndeshjes në Kupën e Francës ndërmjet Monakos dhe PSG-së (2:4), Wilfried Singo i ka kërkuar falje Gianluigi Donnarumma për shkaktimin e një lëndimi gjatë ndeshjes.
Në minutën e 17-të, Singo e goditi aksidentalisht me këpucën Donnarumma në fytyrë teksa tentoi të largonte topin.
Portieri i PSG-së kërkoi kujdes mjekësor dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën.
Singo më vonë postoi një shkrim në rrjetet e tij sociale në gjuhen frënge dhe italiane duke i kërkuar falje portierit Gianluigi Donnarumma.
“Dua t’i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma. Veprimet e mia qartazi nuk ishin të qëllimshme, por pasi pashë se ai pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë, ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Singo.
Të gjithë u befasuan që Singo nuk u përjashtua nga loja dhe për atë ndërhyrje u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. /Telegrafi/