Këngëtari shqiptar ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor në tregun shqiptar.
Por, duket se premtimin e dhënë para pesë muajve, Sinan Vllasaliu do ta mbajë dhe do të sjell një këngë të re.
Ai javë më parë është parë teksa pozon me producentin Nurteel Morina ndërsa një tekst të këngës e ka shkruar Ghulo.
Duket se kënga është në finalizim e sipër pasi që këngëtari është parë në studio filmike të XL Films.
“Së shpejti”, shkruan në një foto të publikuar prej anës së menaxherit të videoproduksionit, Enon Turtulla.
Vllasaliu nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës, por pritet të jetë ritmike dhe këngë për stinën verore.
Ndryshe, ai ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/