Site icon Telegrafi

Simptomat e frikshme që zakonisht nuk janë asgjë serioze

Dhimbjet e pashpjeguara të gjoksit, marramendja, shenjat në lëkurë… Posa të ndodhin këto, ne nxitojmë t’i shikojmë simptomat në “Google” dhe përfundojmë duke gjetur sëmundje serioze në trupin tonë.

Epo, “Google” nuk e ka gjithë mirë dhe, siç tregojnë ekspertët, ka shumë simptoma që mund t’ju duken të frikshme por që faktikisht janë krejtësisht të padëmshme.

Telegrafi më poshtë ju sjell arsyet e vërteta prapa simptomave të cilat mund të jenë duke ju frikësuar.

Dhimbja në gjoks

Gjëja e parë që mund t’ju vjen në mendje kur keni dhimbje gjoksi është sulmi në zemër. Fatmirësisht, për të rinjtë të cilët nuk kanë rreziqe kardiake (siç është diabeti), nuk keni nevojë të frikësoheni fare.

Stresi, ankthi, problemet me lukth dhe ushtrimet fizike mund të jenë duke ju shkaktuar dhimbje në gjoks. Megjithatë, nëse dhimbja nuk ndalet, është mirë të konsultoheni me doktorin.

Gunga dhe shenja në lëkurë

Shenjat në lëkurë janë të zakonshme për shumë njerëz, por ndryshe nga gjërat tjera në lëkurë, ato nuk shkaktohen nga kanceri.

Këto lloj shenjash (siç shihen në foton e mëposhtme) mund të gjenden në zonën rreth qafës, në sqetulla dhe në sy.

Pavarësisht se mund të duken të shëmtuara, ato zakonisht janë krejtësisht të padëmshme. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsultoheni me një dermatolog për t’i hequr ato në mënyrë të sigurt.

Kërcitja e gishtave është e dëmshme

Ndoshta nëna apo dikush ju ka thënë se kërcitja e gishtave është e dëmshme dhe mund ta shkaktojë sëmundjen e artritit.

Por, nuk keni nevojë të frikësoheni fare sepse kërcitja e gishtave është vetëm ajër i cili shfaqet në nyej dhe pastaj largohet. Si rezultat i kësaj, ne e dëgjojmë një zhurmë kërcitje.

Marramendje pasi jeni ngritur nga karrigeja  

Kur ngriteni në këmbë pas një kohe të gjatë që keni qëndruar ulur, ju mund të përjetoni marramendje. Por, mos u brengosni sepse nuk ka gjë të frikshme rreth kësaj.

Gjaku qarkullon në tru kur e ndryshoni pozitën, madje edhe mund të shkaktojë që të shihni yje. Krejt çfarë duhet të bëni është të qëndroni pa lëvizur për disa sekonda dhe çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit.

Dridhja e duarve

Çdo njeri që përjeton dridhje të duarve me siguri është brengosur se mos vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Epo, rrallëherë është kjo sëmundje prapa kësaj dridhje.

Shumë njerëz përjetojnë dridhje të duarve kur nuk kanë ngrënë mirë ose nuk kanë ngrënë për një kohë të gjatë. Arsyet tjera prapa kësaj janë edhe stresi i tepërt dhe mungesa e vitaminës B12. /Telegrafi/

Exit mobile version