Mos hezitoni ta keni në tavolinë këtë ëmbëlsirë kaq të shijshme…
Përbërësit:
– 12 të bardhë të vezëve,
– 300 g sheqer,
– 200 g kokos,
– 200 g arra.
Për mbushje:
– 12 të verdhë të vezëve,
– 200 g sheqer,
– 1 margarinë,
Për zbukurim: Çokollatë e grirë në rende.
Përgatitja:
Shtypeni dëborën e fortë nga 6 të bardhët e vezëve, shtoni 150 g sheqer dhe kokos. Masën e lyer dhe miellin qiteni në tepsi dhe piqeni në temperaturë shumë të lehtë.
E njëjta procedurë përsëritet edhe me 6 të bardhët të vezëve të tjera, por që në vend të kokosit shtohen arrat e bluara.
Për mbushje, përzieni të verdhët e vezëve me sheqer dhe zieni në avull derisa të dendësohen.
Ftoheni, dhe pastaj shtoni shkumën e margarinës së përzier.
Mbushjen lëreni në kore me kokos, mbulojeni koren me arra, lyeni me mbushjen e verdhë dhe zbukurojeni me çokollatën e grirën rende.
Priteni në formë katrorësh.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.