Site icon Telegrafi

Simiq: Todosijeviq s’është më pjesë e strukturave ilegale

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se ministri i ri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Organit të Përkohshëm të Zveçanit, kur ka marrë postin e ri.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që t’u shmangen spekulimeve lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se Todosijeviq është i përgjegjshëm për pozitën e re në të cilën është emëruar.

Të njëjtën e ka thënë po për Klanin edhe Bajram Gecaj, zëvendësministër i këtij dikasteri, duke shtuar se emërimi i Todosijeviq duhet të shihet si integrim i serbëve të Kosovës.

“Todosijeviq ka pritë të emërohet, kështu që dje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera. Ky është edhe një rast më shumë i integrimit”. /Klan Kosova/

Exit mobile version