Site icon Telegrafi

Silva: I lumtur me golin dhe fitoren, më duhej kohë që të adaptohesha në Itali

Andre Silva duke festuar golin ndaj Chievos në San Siro (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, ka folur pas fitores 3-2 ndaj Chievos në Serie A, duke thënë se është shumë i lumtur.

Portugezi ecurinë jo të mirë në fillimin e sezonit në kampionatin italian e arsyetoi me mungesën e adaptimit, por duket se tani ka gjetur vetën.

“Jam i lumtur për golin dhe fitoren, fatkeqësisht goli im ndaj Arsenalit te enjten nuk ndihmoi që ne të kualifikohemi”, ka thënë Silva për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

Andre Silva në momenin e golit të fitores kundër Chievos – Foto: Getty Images

“Kam kaluar shumë kohë në bankën rezervë, por jam i ri, duhet të punoj dhe të tentojë për skuadrën. Mendimet e mia kanë qenë gjithmonë të qëndroj këtu dhe të punoj me Milanin”.

“Çdo gjë ka ndryshuar këtu pasi për mua është hera e parë që jam larguar nga Portugalia. Nuk mendoj se shifra e transferimit ka peshë te unë, por më duhej kohë që të adaptohem me vendin, ligë dhe skuadrën”, ka shtuar portugezi.

Sivla ka vetëm dy gola në Serie A, por të dytë kanë qenë vendimtar që Milani të fitojë ndeshjet, pra gjashtë pikë nga golat e ish-sulmuesit të Portos, që u ble për 40 milionë euro.

22-vjeçari ka shënuar edhe tetë gola tjerë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lFkrBULqCnU

Exit mobile version