Inter Miami ka marrë një tjetër fitore, ku kësaj radhe ka triumfuar 1-3 në fushën e Los Angeles FC.
Të udhëhequr nga Lionel Messi, skuadra e Tata Martinos ka marrë tre pikë tejet të rëndësishme në luftën për të zënë një vend në ‘Play-Off’.
Facundo Farias, Jordi Alba dhe Leonardo Campana ishin autorët e tre golave për skuadrën ku pronar është legjenda angleze David Beckham.
Busquets➡️ Messi ➡️ Alba to put us in the lead by 2️⃣#LAFCvMIA | 0-2 pic.twitter.com/P57D4d1nR9
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 4, 2023
Lionel Messi nuk shënoi në këtë sfidë, por ai dha dy asistime të mrekullueshme.
Në minutën e 51-të të gjithë ata që e panë golin menduan se janë duke parë në fushë Barcelonën e kohëve të arta me Busquets, Messin e Alban që ishin pjesëmarrës në aksion.
Mesfushori spanjoll dha një top për shtatë herë fituesin e Topit të Artë i cili dhuroi një asistim magjik për Jordi Alban me spanjollin që e dërgoi topin në rrjetë.
Leo 🤝 Leo
Leo Messi to Leo Campana to make it 3-0!#LAFCvMIA | 0-3 pic.twitter.com/3qJUMiC6Te
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 4, 2023
Krejt në fund Messi asistoi edhe për Leonardo Campanan i cili i vetëm e dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore Inter Miami zë vendin e 14-të në Konferencën e Lindjes me 25 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe qëllimi është të futën në ‘Play-Off’. /Telegrafi/