Një nga psikanalistët më të mëdhenj dhe më të famshëm kishte teorinë e tij për sekretet që fshehin njerëzit
Freud është një nga shkencëtarët më të diskutueshëm dhe pikëpamjet e tij kanë ngjallur gjithmonë reagime dhe kanë polarizuar publikun.
Pavarësisht nëse i konsiderojmë të tepërta dhe të njëanshme apo jo, është interesante të kujtojmë disa nga mendimet e tij, transmeton Telegrafi.
“Vërtet mund të thuhet se çdo njeri bën vazhdimisht një analizë psikologjike të të afërmve të tij dhe se, për rrjedhojë, ai i njeh ata më mirë se vetveten. Megjithatë, për të arritur atë që na paralajmërojnë fjalët – njihe vetveten – është e nevojshme që veprimet dhe mosveprimet tuaja në dukje të rastësishme t’i vendosni nën thjerrë”, ka thënë ai.
Një nga mendimet dhe përfundimet e tij shumë interesante që ai nxori nga mënyra se si njerëzit përpiqen të fshehin sekretet dhe sa, sipas tij, është teorikisht dhe praktikisht e pamundur, është një nga më interesantet nga praktika e tij.
“Ai që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, mund të bindet se nuk ka vdekatar që mund të fshehë një sekret.
Nëse i ka ikur goja, ai llafos me majat e gishtave; tradhtia rrjedh nga çdo pore e tij. Prandaj detyra për të bërë të vetëdijshme më të fshehtën në shpirtin e njeriut zgjidhet lehtësisht”. /Telegrafi/