Presidenti i Shteteve të Bashkuara në fushatën parazgjedhore të vitit 2019, kishte fituar mbi 985.223 dollarë, kryesisht nga marrëveshjet dhe shitja e librave.
Presidenti amerikan Joe Biden i është rikthyer traditës së deklarimit të faturave të taksave. Ai gjatë vitit të kaluar ka fituar 607.336 dollarë dhe qeverisë federale i ka paguar taksa një shumë prej 157.414 dollarë, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, të hyrat e Bidenit kanë rënë për më shumë se 300.000 dollarë në raport me vitin 2019, kur në fushatën parazgjedhor fitoi 985.223 dollarë, kryesisht nga mbajtja e fjalimeve dhe shitja e librave.
Paraardhësi i Bidenit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump kishte refuzuar të publikoj raportin për taksat e paguara dhe është presidenti i parë që nuk ka respektuar traditën që nga skandali Watergate i vitit 1972, kur në krye të Amerikës ishte Richard Nixon.
Kujtojmë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, Biden kishte publikuar faturat e pagesave të taksave në 22 vitet e fundit. Presidenti amerikan në kohën e fushatës parazgjedhore kishte paguar 25.9 për qind taksa.
Biden dhe gruaja e tij Jill gjatë vitit të kaluar për qëllime humanitare kishin dhënë 30.704 dollarë, kurse shuma më e madhe e deponuar ishte për fondacionin “Beau Biden” që lufton kundër keqtrajtimit të fëmijëve, dhe bartë emrin e djalit të presidentit që në vitin 2015 ndërroi jetë nga kanceri në tru në moshën 46-vjeçare. /Telegrafi/