Telegrafi

Si u ngrit dinastia ‘Versace’

Një familje me të ardhura të mesme ku nëna e tyre për të jetuar punonte si rrobaqepëse. Pasionin e saj për të bukurën ia trashëgoi dhe të djalit të madh Gianni, i cili filloi të punonte më shumë dëshirë duke prere e qepur fillimisht kostume për meshkuj. Pak nga pak ai filloi ta zgjeronte aktivitetin e tij duke tërhequr pas vetes në botën e bukur të modës dhe të motrën Donatella. Stili dhe fantazia e tyre në krijim ishte shumë e veçantë dhe tërhiqnin vëmendjen e atyre që shihnin punimet e tyre.

Disa sfilata të vogla, por që i sollën një sukses të madh Gianni Versace, i cili pas Italisë u zhvendos në SHBA ku mundësitë që i jepeshin për të arritur suksesin ishin shumë të mëdha. Në pak kohë emri i tij, ishte ndër më të lakmuarit në botën e modës. Industria e tyre sa vinte e bëhej më e madhe e më e vlerësuar nga admiruesit.

Në vitin 1998 këputet jeta e krijuesit të "Versace", Gianni Versace, i cili u gjend i vrarë nga një maniak ne vilën e tij në Los Angeles. Vdekja tragjike e Versace shkaktoi shumë dhimbje që nga njerëzit më të thjeshtë e deri tek modelet e tij që ishin aq të dashura. Rrugën e suksesit e vazhdoi më tej Donatella e cila është po aq ambicioze dhe e zonja sa i vëllai. Emri i saj tani është sinonim i emrit sukses.

Koleksionet e tyre të alta modës kryesojnë sfilatat e Milanos, Parisit, Londrës e Nju Jorkut.
Koleksionet e dizenjuara nga Donatella e stilistet e saj janë kurdoherë novacione e shumë luksoze që i japin hijeshi, sensualitet e dinamizëm personave që veshin Versace.

Ngjyrat "Versace" ngjyrë mjalti
Sfumimet e nxehta të së verdhës ngjyrë mjalti deri tek kafja e errët, ndriçohen në mënyrë të natyrshme me ngjyrimet e arit të zbehtë dhe përzierje në rozë, duke krijuar një botë të rrallë eterike.

Ametisti
Nga varietetet më të vlerësuara të kuarcit lindin ndriçime vjollce rrezatimi. Nga energjia e kombinimeve të ngjyrave të forta vjen lejlaja e fortë deri në violë intensive.

Smeraldi
Nga brilantet e jeshile deri tek ngjyra e detit, vërehen të gjallojnë në koleksionet "Versace". Duke u përkulur me tone të errët, por të shndritshëm, ata krijojnë hije të ndryshueshme të ngjyrave.

Safiri
Mes bluve të qarta dhe ato të mbyllura ndizen ngjyra që sfumohen në ngjyrat e titanit dhe të hekurit. Luhet me transparencën në hijeshinë e rrobave karakteristike të dukjes klasike stili "Versace".

Oniks
E zeza është e zezë! Një vizion i ri i "të jetuarit në të errët". Nga grija në ngjyrë plumbi, drejt të zezës rrethore, ku thyerje të forta ngjyrash jetojnë në pëlhurat e pambukta për një pamje "më se të zezë".

/Telegrafi/