Site icon Telegrafi

Si t’i vendosni kremrat për vetë-nxirje

 Natyrisht, te përdorimi i losionit për vetë-nxirje, duhet pasur kujdes në vendosjen, në mënyrë të duhur që teni juaj të duket si më së miri dhe pa njolla të errëta.
Nëse pyeteni se si do të ishte mënyra e duhur e vendosjes së këtyre kremrave, ju sjellim disa këshilla.

Para se ta përdorni kremin për vetë-nxirje, duhet ta përgatisni lëkurën.
* Detyrimisht bëni një piling të mirë. Kjo do t’ju mundësojë vendosjen e kremit njëkohësisht me vetënxitje dhe me ten të ekuilibruar, i cili njëherësh edhe do të jetë afatgjatë.
* Hidratoni pjesët e lëkurës, të cilat dëshironi t’i ‘nxini’ për të parandaluar qërimin e lëkurës. Po ashtu, gjithmonë zgjidhni një krem për vetënxitje të pasur me përbërës hidratues.
* Kur ta keni përgatitur lëkurën është koha për vendosjen e kremit për vetë-nxirje. Së pari, zgjidhni nuancën që dëshironi. Mbani mend se disa kremrave ju nevojitet më shumë kohë për të ndikuar.
* Kremrat, si në duar dhe në këmbë, vendosni me lëvizje të forta me duar, përderisa në stomak, ije dhe faqe përdorni lëvizje të lehta. Varësisht nga ajo se sa shpejt absorbohet kremi, me rëndësi është se atë ta vendosni shpejt dhe në mënyrë të ekuilibruar.
* Shmangni kremrat në thonj, por nëse dëshironi të jenë, le të jenë me ngjyrë të portokalltë. /Telegrafi/

Exit mobile version