Site icon Telegrafi

Si t’i organizoni gjërat me “metodën e kaosit”

Provojeni se asgjë nuk humbisni!

Kur jeni duke u rraskapitur për të organizuar si duhet gjithçka në shtëpi, nga veshjet, këpucët, dollapët e plot ambiente të tjera, për t’u siguruar që po i bëni si duhet gjërat bëni mirë që të konsideroni disa metoda organizimi që qarkullojnë së fundmi

Por, a keni provuar ndonjë “metodën e kaosit”?

Kim Jones është një organizatore profsioniste dhe ajo e përshkruan këtë metodë si një nga funksionalet. Ideja është që rrëmuja apo zbrazja e të gjitha rafteve dhe sirtarëve për të parë gjithçka që keni është një ide e mirë për të kategorizuar apo grupuar çdo artikull sipas vlerës dhe funksionit.

Me pak fjalë, riorganizimi i çdo gjëje nga fillimi është thelbi i kësaj metode.

Si ta aplikoni si metodë?

Sipas ekspertes Jones, si fillim zgjidhni një hapësirë të vogël të shtëpisë që mund të jetë dollap, sirtar, një raft apo dhomë e vogël. Zbrazni plotësisht çdo kënd të këtyre vendeve dhe vendosni gjithçka në qendër të dhomës.

Pasi të keni grumbullin e madh para syve, nisni me sistemimin, nga veshjet, këpucët, aksesorët etj. Organizimi i gjërave të vogla çon drejt kategorive më të mëdha duke bërë që të vendosni në mënyrë logjike dhe ekonomike çdo gjë sipas hapësirës që keni në dispozicion, por edhe funksionit. /Telegrafi/

Exit mobile version