Site icon Telegrafi

Si t’i njohim njerëzit e marrë, sipas psikiatrit të famshëm Sigmund Freud

Sigmund Freud, psikiatri më i famshëm dhe babai i psikanalizës, na la urtësi dhe thënie të zgjuara për të gjitha kohërat

Midis tyre, ekziston një mësim që të gjithë duhet ta mbajnë mend – si të njohin njerëzit e marrë.

Psikiatri legjendar e zbuloi marrëzinë njerëzore shumë shpejt dhe siç mund t’i zbuloni, ai këshillon me një fjali të vetme: – Shenja e parë e marrëzisë njerëzore është mungesa e plotë e turpit – tha Frojdi.

Pra, kur e gjeni veten në një situatë ku ju vjen turp për sjelljen ose deklaratën e dikujt tjetër, ose jeni të befasuar nga disa veprime të çmendura – menjëherë e kuptoni se me kë keni të bëni.

Nëse ata nuk ju vlerësojnë, mos e provoni veten – jini ai që jeni!

Nuk është problemi te ju, është tek ata. Ndaj mos ulni kriteret tuaja dhe bëni çfarë të duan, luani klounin e tyre. Besoni se ata do t’ju përdorin në një moment. Kur u jepni një gisht – ju marrin të gjithë dorën. Në fund, ata vërtet nuk do t’ju vlerësojnë më, kështu që gjithçka që keni bërë dhe keni kaluar do të jetë e kotë. Nëse ata nuk ju vlerësojnë, mos e provoni veten – jini ai që jeni. Mos ulni çmimin e dinjitetit tuaj për të fituar besimin, nuk do ta merrni gjithsesi.

Nëse ata nuk ju besojnë – mos e justifikoni veten

Mjafton t’i qëndroni besnik vetes pavarësisht gjithçka dhe do të shihni sesi gjërat do të ndryshojnë vetë pas pak. Por mos prisni ndryshime brenda natës.

Njerëzit e vërtetë herët a vonë do të zbulojnë vlerën tuaj. Kur gjeni njerëz të tillë, mbajini si një pikë uji në pëllëmbën e dorës dhe shpërfillini të tjerët. Sytë tuaj nuk do ta vënë re menjëherë vlerën e njerëzve të tillë, por pasi t’i njihni, mos lejoni që asgjë t’ju largojë prej tyre.

Kur të bëheni versioni më i mirë i vetes, atëherë do të shfaqen njerëz, prania e të cilëve do të bëhet një aventurë e vërtetë e të jetuarit së bashku. Atëherë jeta juaj së bashku do të bëhet ajo që keni dashur gjithmonë.

Exit mobile version