Mënyra e vetme e sigurt është kjo!
Frutat që blejmë në markete dhe tregje mund të jenë plot baktere, prandaj sigurohuni që t’i lani mirë para se t’i konsumoni.
Para së gjithash, para se të merrni frutat në duar, lajini mirë. Nuk ka fare kuptim t’i shpëlani pemët nëse do t’i transferoni përsëri bakteret nga duart tuaja tek ato, transmeton Telegrafi.
Tani është koha vetëm për t’i larë frutat. Fërkoni butësisht frutat nën ujë të rrjedhshëm, por gjithashtu mund të përdorni një sfungjer të pastër mbi të cilin nuk do të hidhni detergjent.
Edhe portokallin e qëruar duhet ta lani, sepse lehtë mund ta transferoni papastërtinë nga lëvorja në tulin që hani me duar.
Frutat e imëta
Dredhëzat, mjedrat, rrushi dhe frutat e tjera të imëta janë më të vështirat për t’u larë, sepse, për shkak të butësisë së tyre, nuk mund t’i fërkojmë mirë me duar si p.sh një mollë, pjeshkë e të ngjashme.
Uthulla alkoolike është e shkëlqyeshme për eliminimin e të gjitha mikrobeve të dëmshme në fruta. Për shkak të përbërjes së saj, soda e bukës është një mjet i mirë për nxjerrjen e helmeve të dëmshme nga frutat, gjë që u konfirmua nga një studim i ri i Universitetit të Massachusetts-it.
Frutat lihen së pari në uthull për njëzet minuta. Pastaj, mund të shpëlahen pak dhe të lihen në një tretësirë të sodës së bukës dhe ujit për të paktën gjysmë ore dhe më pas të shpëlahen me ujë të pastër. /Telegrafi/