Site icon Telegrafi

Si t’i eliminoni pesticidet nga pemët dhe perimet

Gabimi i cili mund t’ju dëmtojë shëndetin.

Mbase mendoni që me fshirje apo me shpëlarje do të eliminoni gjithë ndyrësitë dhe kimikalet nga pemët, mirëpo shkencëtarët konstatojnë që për t’i eliminuar ato nevojitet pak më shumë angazhim, transmeton Telegrafi.

Pesticidet përdoren rregullisht me rastin e kultivimit të pemëve, por tashmë me vite gjithnjë e më shumë po rritet brengosja për ndikimin negativ të tyre në shëndetin tonë.

Edhe pse shumica i lajmë pemët para konsumimit, ekzistojnë bashkime të caktuara të cilat ato i thithin dhe të cilat në këtë mënyrë nuk mund të eliminohen. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të gjithë të përdorin produktin i cili shumë shpesh gjendet në kuzhina nëse dëshironi t’i eliminoni gjithë ato të që gjenden në sipërfaqe të pemëve.

Gjykuar sipas hulumtimeve më të reja, soda e bukës është dukshëm më efikase se sa zbardhuesit kur është fjala për eliminimin e dy pesticideve të shpeshta. Fjala është për tiabendazolin dhe fozmetin.

Kur mollët janë “të lara” me tretjen prej një për qind të sodës së bukës dhe ujit, janë eliminuar 80 për qind të tiabendazolit dhe 96 për qind të fozmetit pas 12 dhe 15 minutave.

Përqindje e ndryshme më siguri është shkaktuar me absorbimin më të madh të diabendazolit i cili depërton në thellësi të mollës deri në 80 mikrometra, ndërsa fozmeti është detektuar deri në thellësinë prej 20 mikrometrave.

Sa për krahasim, kur molla është e larë me ujë të zakonshëm, efektet kanë qenë shumë më të dobëta.

Mënyra më e mirë që të eliminoni 100 për qind materiet e dëmshme nga pemët është që t’i qëroni, mirëpo në këtë mënyrë do të mbeteni edhe pa vitamina të shumta të shëndetshme, edhe pa fibra dhe minerale. /Telegrafi/

Exit mobile version