Shikoni videon e re të manekines Hailey Bieber, ajo është mjeshtre e vërtetë për këtë…
Manekinia shumë e popullarizuar ka treguar që mund ta bëni këtë gjë për një kohë shumë të shkurtër.
Ajo është bërë e famshme, veç tjerash, falë tenit të saj të shkëlqyeshëm dhe grimit natyral, ndërkaq shkëlqimi është arma e saj e fortë.
Tani ka përdorur edhe laps ngjyrë të kafenjtë për buzë, sikur ai që ka qenë i popullarizuar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Lapsi i saj është mjaft kremoz dhe fillimisht vizaton një vijë të hollë pak mbi vijën e buzëve. Pastaj lyen butësisht, më pas tërheq edhe një vijë, por që ajo është e pozicionuar pak më poshtë dhe në mes lëshohet edhe pak vertikalisht – mu në mes të buzës së sipërme.
Me rastin e aplikimit të lapsit, Hailey qëllimisht lë anën e mesme të majtë dhe të djathtë të buzës pa i lyer, që të shihet ngjyra natyrale e buzëve.
Në fund, vetëm i lyen mirë buzët me shkëlqim, ndërsa ai shkrin vijat kështu që grimi duket shumë natyral. Mund të duket e ndërlikuar, por nuk është – shikoni vetë!
@haileybieber the lip combo vibe I’m feeling for fall ?? @rhode skin ♬ She – Tyler, The Creator
/Telegrafi/