Site icon Telegrafi

Si te hiqni njollat e çokollatës nga rrobat dhe divani?

Çokollata është një produkt i veçantë. Shija e saj shoqërohet me lumturi ose, të paktën me kënaqësi të madhe. Por, sado të kujdesshëm të jemi, gjithnjë do të ndodhë incidenti i përhershëm…një njollë.

Poashtu, heqja e njollave nga rrobat e fëmijëve është një mision i pashmangshëm.

Për të mos u shqetësuar dhe të shijoni çokollatën, ndiqni këto këshilla se si të eliminoni njollat tek rrobat dhe divani i  kushtueshëm.

Njollat nga çokollata

Bëni një përzierje të vogël të të verdhës së vezës dhe glicerinës.

Vendoseni këtë masë të përftuar në vendin ku ndodhet njolla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, fërkojeni dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Njollat në divan

Njollat mund t’i pastroni me një përzierje të 5 ml amoniakut, me 500 ml ujë, ndërsa për materiale të ndjeshme ju këshillojnë që në vend të kësaj përzierjeje të përdorni lëng të pastër limoni.

Shtrydheni limonin, lageni një pjesë të stofit të vrazhdë me të dhe përdoreni për pastrim.

Çokollata ka gjasa të pastrohet edhe me detergjent për larje rrobash dhe me çorape najloni.

Shumë detergjent dhe pak ujë, mos e lagni shumë leckën, merrni më shumë shkumë dhe me të pastrojeni divanin me shtypje paksa më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version