Sot janë zgjedhjet e shumëpritura për udhëheqjen e Senatit që do të përcaktojnë se kush do të shërbejë si udhëheqës i Senatit republikan, kur të fillojë Kongresi i 119-të në janar.
Është hera e parë në gati dy dekada ku senatorët republikanë kanë zgjedhur një udhëheqës të ri partie, transmeton Telegrafi.
Gara me ‘tre drejtime’ përfshin senatorin e Dakotës së Jugut, John Thune, Senatorin e Teksasit, John Cornyn dhe Senatorin e Floridës, Rick Scott.
Ligjvënësit janë duke arritur në Kapitol për të hedhur votat e tyre të fshehta dhe për të zgjedhur një fitues.
Disa gjëra që mund të prisni:
Zgjedhjet do të fillojnë me fjalime nominuese për tre kandidatët
Një kandidati ka nevojë për një shumicë të thjeshtë – 27 vota për të fituar
Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave në raundin e parë, kandidati me votën më të ulët përjashtohet nga fleta e votimit. Më pas do të mbahet një raund i dytë ndërmjet dy kandidatëve të mbetur. /Telegrafi/