Site icon Telegrafi

Si të fërgohen sa më mirë dhe sa më lehtë kungulleshat: Nuk thithin shumë vaj!

Nuk ka kafjall më të mirë se kungulleshat e fërguara

Nevojiten:

– 1 kungulleshë e madhe;
– 2 vezë;
– 2 lugë miell;
– 2 lugë thërrmija buke;
– vaj;
– kripë.

Përgatitja:

Kungulleshën qërojeni dhe priteni në pjesë të holla dhe qitni kripë.

Lini të qëndrojnë 30 minuta dhe kullojani lëngun.

Çdo fletë kalojeni nëpër miell, pastaj nëpër vezë dhe në fund nëpër thërrmija buke.

Fërgoni në vaj, nxirrni nga vaji dhe vendosni në salvetë letre të cilat do t’ua thithin yndyrën.

Ju bëfët mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version