Informacioni se në gamën e modeleve aktuale të Porsche vetëm ikona 911 do t’i mbijetojë valës së elektrifikimit dhe do të mbetet “i fundit i Mohikanëve” kur bëhet fjalë për motorët SUS, ka zgjuar imagjinatën e artistëve dixhitalë.
Në atë botë të plotfuqishme, lindi ky krijim dixhital i Targa me ADN Taycan.
Trendi i elektrifikimit po prek të gjithë me radhë, madje edhe markat sportive të “racës së pastër”, të cilat nuk i rezistojnë dot më drejtimit të ri.
Në këtë drejtim, duke filluar nga viti i ardhshëm, në Shtutgart do të mbërrijnë një sërë modelesh elektrike, dhe i pari në atë seri do të jetë modeli Macan SUV i gjeneratës së re.
Në të njëjtën kohë, Porsche njofton se legjendari 911 do të mbetet modeli që do të zgjasë më shumë me motorët termikë.
Sidoqoftë, në sferën imagjinative të krijuesve të përmbajtjes dixhitale, u shfaq një ide interesante që elektrizoi gjithashtu edhe modelin e famshëm 911, përcjell Telegrafi.
Sugar Chow, një artist virtual, i njohur më shumë në rrjetet sociale si sugardesign_1, bëri punën e zakonshme në drejtimin e tij duke treguar një projekt dixhital shumë interesant të gjeneratës së re Porsche 911E Targa.
I prezantuar në fund të vitit 2018 si pjesë e gjeneratës së tetë të serisë legjendare 911, modeli 992 iu bashkua linjës së zakonshme të modeleve: Carrera, Targa, Turbo dhe GT3. Të gjitha këto variante janë interesante, por Targa është veçanërisht më interesante për shkak të çatisë së saj specifike.
Aktualisht, modelet 911 Targa përfshijnë variantet: Targa 4, Targa 4S, plus Targa 4 GTS. Fuqia e tyre shpërndahet në intervalin prej 385 deri në 480 kuaj fuqi dhe në versionin më të fuqishëm me një kuti të veçantë të ingrazhit, shpejtësinë 100kMh e arrin për vetëm 3.5 sekonda dhe zhvillon shpejtësinë maksimale prej 307kMh. /Telegrafi/