Duhet patjetër të pranojmë se si në shikim të parë është fjala për frizurën, e cila duket e komplikuar, sepse është e nevojshme të kujdesemi që e gjitha të duket natyrale dhe e pavërejtur, përkatësisht që kalimi ku flokët janë fshehur të mos jetë tepër i dukshëm
Ajo që është e nevojshme për punimin e bobit të rremë janë flokët e gjatë të cilat janë të shkurtuara shkallë-shkallë dhe që rekomandohet që t’i gërshetoni lehtë, sepse ashtu do të arrini të keni dukje më natyrale, transmeton Telegrafi.
Hapi tjetër, të cilin patjetër duhet ta bëni, është që t’i mblidhni flokët në gërshet të ulët dhe llastikun ta lidhni diç më poshtë nga vendi në të cilin dëshironi që bobi juaj të fillojë.
Gjithashtu kujdesuni që llastiku të mos jetë shumë i shtrënguar.
Kur ta keni lidhur gërshetin, merruni me balluket e shkurtra të flokëve dhe nxirrni nga gërsheti, posaçërisht kushtoni kujdes atyre të cilat ju rrumbullakojnë fytyrën, e kjo njëherësh është edhe një ndër arsyet kryesore përse është e dëshirueshme t’i keni të shkurtuara flokët shkallë-shkallë.
Pasi që t’i keni stilizuar flokët, koha është që pjesën e cila është në gërshet nga brenda ta përforconi me karfica dhe të gjitha t’i fiksoni që të jenë stabile, përkatësisht të mos ju bien.
Njëherë kur të jeni të kënaqura me fortësinë dhe të ndieni që mundeni normalisht, pa u frikësuar nga prishja e frizurës, të lëvizni kokën, edhe njëherë përmirësoni flokët të cilat i keni “nxjerrë” dhe të gjitha rrumbullakoni që të duken sa më natyrale dhe në fund spërkatni me llak flokësh.
Kjo frizurë është zgjedhje e shkëlqyeshme për rastet kur dëshironi të bëni ndryshim. /Telegrafi/