Site icon Telegrafi

Si ta parandaloni zemërimin e fëmijëve në aeroplan

Qetësimi i fëmijëve gjatë një fluturimi me aeroplan mund të duket si një mision i pamundur, por stjuardesi Kevin ka disa mënyra të dobishme për të ndihmuar prindërit e fëmijëve të vegjël që fluturojnë për herë të parë.

“Gjëja e parë që duhet të bëni është të pranoni faktin që fëmija juaj mund të qajë gjatë fluturimit. E vetmja gjë më irrituese se një fëmijë që bërtet dhe qan është dikush që vazhdon të ankohet për fëmijën që bërtet dhe qan në aeroplan”, tha ai në videon e publikuar në TikTok.

Sipas Kevin, për të shmangur stresin për ju ose fëmijët tuaj, është thelbësore të shkoni në aeroport në kohë. Ai gjithashtu u kërkon prindërve që të sjellin të gjitha gjërat me të cilat fëmijët janë mësuar në shtëpi.

@ichbinvin Replying to @kiley and lily ♬ original sound – keVin

“Unë sigurisht që do të marr ushqime dhe ujë. Sipas përvojave të pasagjerëve, ulja mund të jetë e frikshme dhe e pakëndshme për fëmijët, por ndihmon nëse hanë diçka sepse gëlltitja mund të ndihmojë që veshët e tyre të lëndohen më pak”, shtoi ai.

Sipas Kevinit, nuk ka probleme me fëmijët në aeroplan për sa kohë që ata nuk vrapojnë lart e poshtë në korridor dhe nuk thërrmojnë biskota në tapete. /Telegrafi/

Exit mobile version