Site icon Telegrafi

Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?

Dinamika e jetës sot i ka përfshirë të gjithë, prandaj nëse dikush ndan kohë për ju për ndonjë çështje, duhet të jeni të vetëdijshëm që ai/ajo po ju dhuron diçka shumë të shtrenjtë në ditët e sotme

Është pothuajse e pamundur që të mos lësh diçka anash për t’u përkushtuar në diçka tjetër.

E duke qenë njerëzit kaq të zënë, një falënderim i sinqertë do t’i bëjë ata të ndihen mirë edhe nëse punët e tyre janë grumbulluar pa ua ditur fundin e as fillimin.

Falënderoni për t’u ndierë të vlerësuar përmes këtyre mënyrave të ndryshme, për çështje të ndryshme.

Falënderime të përgjithshme

▪ Ju faleminderit!
▪ Faleminderit për gjithçka!
▪ Faleminderit shumë!
▪ Ju faleminderit për kohën tuaj!
▪ Faleminderit për vlerësimin!

Falënderim personal

▪ Ju vlerësoj!
▪ Jeni më i miri/më e mira.
▪ E vlerësoj shumë ndihmën tuaj!
▪ Jam shumë mirënjohës/e
▪ Dua të të falënderoj për ndihmën
▪ E vlerësoj ndihmën që ma keni dhënë
▪ Jam shumë me fat që të kam në jetë
▪ Faleminderit për mbështetjen
▪ Faleminderit për gjithçka që bën
▪ Faleminderit që je gjithmonë këto

Falënderimet që lidhen me punën

Për momentet që merrni mundësi të mira për punë, ndihmë shtesë, mirënjohje apo bonuse, mendoni për t’i dhënë këto mesazhe:

▪ Dua të falënderoj që më ke ndihmuar sot
▪ Ju faleminderit shumë për ndihmën
▪ Sinqerisht e vlerësoj shumë ndihmën që ma keni dhënë për projektin sot
▪ Faleminderit që jeni pjesëtar kaq i përkushtuar i ekipit
▪ Faleminderit që më ke ndihmuar t’i plotësoj qëllimet
▪ Dua ta shpreh vlerësimin për trajnimin e sotëm
▪ Faleminderit që je një shembull kaq i mirë i udhëheqjes
▪ Ju falënderoj që keni pranuar të takoheni me mua sot
▪ Faleminderit që mi dhatë materialet që më duheshin sot
▪ E vlerësoj shumë pjesëmarrjen tuaj në projektin e ri
▪ Mbështetja jote do të thotë shumë për mua
▪ Doja të të falënderoja që mi dhatë udhëzimet për detyrën që mu dha sot
▪ E vlerësoj mundësinë për të marrë pjesë në këtë seminar.
▪ Faleminderit që më ngritët sot
▪ E vlerësoj shumë mënyrën se si ma mbështetët mendimin tim sot

Falënderime për referimet e punës

▪ Faleminderit që ma keni shkruar rekomandimin e punës
▪ Faleminderit që gjetët kohë për të ma bërë një referencë për mua
▪ Faleminderit që më referove për punën në (emri i kompanisë)
▪ Unë e vlerësoj rolin tuaj për të më referuar në këtë kompani
▪ Faleminderit shumë që më ndihmove me një rekomandim pune
▪ Doja t’ju falënderoja që më vutë në kontakt me referencën tuaj
▪ Më pëlqeu të flisja me (emri i individit) në (emri i kompanisë). Faleminderit për referencën

Falënderim për këshillën

▪ E vlerësoj që gjetët kohë për të folur me mua
▪ Faleminderit për këshillat e dobishme!
▪ Faleminderit që e ndatë këshillën tuaj me mua
▪ Faleminderit që pranuat të më jepni disa këshilla
▪ Faleminderit për këshillën tuaj të vlefshme
▪ Doja t’ju falënderoja për këshillat e shkëlqyera

Falënderimi për informacionet

▪ E vlerësoj kohën që shpenzove për ta gjetur atë informacion për mua.
▪ Faleminderit që e keni kërkuar atë [temë] për mua
▪ E dija që do të vazhdonit të më ndihmonit. Shumë faleminderit!
▪ Faleminderit që më dhatë këtë informacion.
▪ Faleminderit që jeni kaq të dobishëm!

Faleminderit për informacionin tuaj

▪ Faleminderit që më ndihmove të gjej informacionin që më duhej

Falënderimi për praktikën

▪ Faleminderit që më lejuat ta përfundoj këtë praktikë!
▪ Faleminderit shumë për përvojën e praktikës!
▪ E vlerësoj gjithçka që më keni mësuar gjatë kësaj praktike!

/KP

Exit mobile version